23.6 milionë euro shtesë për Kardhiq-Delvinë – Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli 2 tenderët në fund të muajit dhjetor

- Advertisement -

Aksi rrugor Kardhiq-Delvinë kërkon të tjerë fonde për t’u përfunduar, ndërkohë që 3 ditë përpara mbylljes së vitit 2021 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 2 procedura tenderuese mbi kufirin e lartë monetary, me fond limit total prej 2.85 mld lekësh apo 23.6 mln euro, pa TVSH. 1 prej tenderëve përfshinë lotin 8 të kësaj rruge dhe parashikon sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve, me një vlerë prej 1.44 mld lekë apo 11.97 mln euro.

Ndërkohë që, tenderi i dytë ka një fond limit prej 1.41 mld lekësh apo 11.65 mln euro dhe parashikon përfundimin e punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë Qafë Botë, Ura e Kranesë Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan- Ura e Gajdarit, që janë pjesë e këtij projekti. Ndërkaq, një tjetër procedurë tenderuese për këtë aks rrugor ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, teksa konsorciumi i 2 kompanive kundërshton vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke kërkuar anulimin e tij.

Bëhet fjalë për lotin 8 të kësaj rruge, me fond limit 281 mln lekë, që është zhvillua gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar. Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi 33 km dhe përshkon rrethin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës. Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 2009, por deri më tani jane perfunduar rreth 16 km rruge dhe 14.5 km të tjerë janë në fazën e zbatimit të punimeve. Në vitin 2019 autoritetet parashikonin përfundimin e punimeve përpara vitit 2021, por pavarësisht kësaj aksi ende nuk është i hapur për kalimin e automjeteve.
(SCAN)

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...