Unioni Turistik Shqiptar organizon në Sarandë eventin e parë kombëtar të 2022-it

- Advertisement -

Nga Shpresa Dine                                                                                                    Unioni Turistik Shqiptar në bashkëpunim me Shoqatën e Biznesit Turistik të Sarandës dhe Filialin e këtij Unioni në Sarandë, organizoi në mbrëmjen e së premtes, në mjedise të Kompleksit turistik “Mediterrane”, ceremoninë e 17 me të gjithë operatorët turistikë kombëtarë.
Në këtë cermoni konceptuar nga kreu i Unionit Turistik për Sarandën, Arben Çipa si një mbrëmje gala, ishin të pranishëm edhe deputetja Anila Denaj, ish Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma si dhe kreu i Unionit Turistik të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj.
Në përshëndetjen e rastit për të pranishmit, kryetari i këtij Unioni , Rrahman Kasa, vuri në dukje se ky takim festiv është i 17-ti në vazhdën e traditës  ndër vite të këtij Unioni, si një nisje e bardhë e vitit që sapo kemi filluar. Ai vlerësoi kryetarin e bashkisë Gurma për  frymën e bashkëpunimit me Unionin Turistik Shqiptar. Kasa vlerësoi gjithashtu edhe Arben Çipën për  dinamizmin dhe efiçencën e aktiviteteve si përfaqësues i Unionit në rajonin e  Sarandës  dhe shprehu shpresën se 2022-shi,  të jetë më i mbarë pasi sektori i turizmit, sipas tij, ishte më i prekuri nga pandemia-
“Saranda është nga desitnacionet më kryesore turistike në vend, tha Kasa, por siaps tij ka ende astete të pashfrytëzuara  dhe  nevojë për përmirësime në infrastrukturë.”Unioni është krijuar në vitin 2005  si nga iniciatorët kryesorë të promovimit të turizmit në Shqipëri. Përvec mbrojtjes së të drejtave të anëtarëve të Unionit, prioritet është promovimi i turizmit shqiptar në konferenca kombëtare  e ndërkombëtare me homologë të huaj, etj. Në mars do të organizohet edhe me operatorë turistikë të huaj  pikërisht në Sarandë-tha kreu i këtij Unioni. Nga Shpresa Dine

 

 
Mandej përshëndeti Kryetari i bashkisë, Adrian Gurma: “Më vjen shumë mirë që jemi sot bashkë, pushteti lokal dhe ai qëndror por edhe të gjithë aktorët dhe faktorët që ushtrojnë biznesin turistik në gjithë territorin e Shqipërisë dhe mbarë trojet shqiptare të jemi bashkë në arritjet e sukseseve në të shkuarën dhe në të ardhmen se është shumë e rëndësishme dhe ta ritheksoj se motoja e të gjithë neve që mbështesim turizmin është që me fundin e një sezoni turistik fillon suksesi i sezonit të ardhshëm. Shpresoj që ky takim dhe ky event të jetë pikënisja dhe hallka e parë e zinxhirit për një sukses të mirë për vitin 2022. Jam i sigurtë që Saranda dhe gjithë trojet shqiptare do të bëjnë më të mirën në sajë të këtij bashkëpunimi  dhe këtij kordinimi të mirë të punës të bërë deri tani. është shumë e rëndësishme të vemë pikat mbi i për menaxhimin sa më mirë të sezonit turistik”, -tha mes të tjerave kryebashkiaku Gurma.

-Ju falënderoj për gjithë kontributin që keni dhënë për ekonominë shqiptare dhe shumë familjeve shqiptare që mes punonjësve që paguhen përmes jush, tha deputetja Anila Denaj. Unë do ta vija theksin tek një kërkesë e kahershme që ka lidhje me cilësinë, në veçanti me atë që ka lidhje me punën, me sherbimin cilësor  se ajo e sjell turistin gjithmonë në vendin tonë të bukur dhe investimin në burimet njerëzore dhe shpresoj që kjo bëhet nga shkollat profesionale. Dhe Saranda e ka një të tillë”.
Kryetari i Operatorëve Turistikë të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj tha:
-Jam i nderuar që sot jam midis jush.Unioni Turistik i Kosovës dhe ai i Shqipërisë edhe këtë vit do të kenë aktivitete të përbashkëta  të cilat besoj do të jenë me interes për zhvillimin e turizmit.
Në këtë event u shpërndanë edhe certifikata mirënjohje

Nga Shpresa Dine

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...