- Advertisement -
Një zjarr i rastësishëm në kabinën e një mjeti, ka bërë që specialistë të sherbimit zjarrfikës të Sarandës të ndodheshin menjëherë në vendngjarje dhe falë kontributit të tyre në kohë u arrit të evitohej djegia plotësisht e mjetit. Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës së 4 në qytetin e Sarandës. Në kabinën e mjetit tip Opel në pronësi të firmës ISAK, shpërtheu zjarri, që nga ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, u evitua përhapja e zjarrit në motorrin dhe pjesën tjetër të makinës. Nga hetimi u përcaktua se shkaku i zjarrit në mjet ishte kondicioneri. Në shuarjen e zjarrit bashkë me zjarrfikësit morën pjesë edhe vetë drejtuesit e MZSH të Sarandës,Nasibi Hasanllari e Vladimir Kondi.

