Në rolin e “Babagjyshit” pranë fëmijëve të vegjël ka qenë kryebashkiaku i Finiqit z.Kristo Kiço, ku ka shpërndarë dhurata dhe urime për festat e fundvitit. Ishin gjithashtu edhe konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër z.Dimitrios Sacharidis dhe deputeti z.Niko Kuri, të cilët ofruan dhurata fëmijëve me rastin e festave të fund vitit. Gjatë vizitave të tyre u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me Bashkinë, si dhe përkushtimi për vazhdimin e tij. Me këtë rast ata morën pjesë në festat e shkollave, ku protagonistët fëmijë me këngët e tyre, përcollën “magjinë” e festave, duke dërguar mesazhe dashurie, paqeje dhe shprese.

