Zaho Vasili

- Advertisement -

Portali ynë Sarandalife.al është i hapur për të gjithë krijuesit e trevës së Sarandës, Delvinës, Bregdetit e Konispolit, të Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Vlorës, pra për gjithë rajonin e Jugut të Shqipërisë.

Sot ja nisim me një sëre ciklesh nga krijuesi i njohur Zaho Vasili.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e portalit Sarandalife.al.

Prania juaj në faqen e portalit na jep forcë për të sjellë të tjera gjetje, pjesë të jetë suaj…!

KRIJIMTARIA IME
Që nga viti 1965 e deri më sot në vitin 2021, mbolla dhe rrita pemën e krijimtarisë letrare, me 70 libra në bibliotekën time, pesë prej të cilave i përkasin sistemit të kaluar. Një punë e pandërprerë në pesë dekada e gjysmë.

Kjo pemë ka nxjerrë dy trungje nga një rrënjë, të cilët janë: i poezisë dhe i prozës, dy trungje njëherësh, që përfaqësojnë krijimtarinë për fëmijë dhe atë për të rritur.
“Trungu” i prozës nxorri degën e tregimit, brenda të cilit qenë satira,humori, fabulat, pjesët skenike.

Trungu i poezisë nxorri degën më të madhe, e cila kishte dhe shumë nëndegë të tjera. Pesë nëndegëza janë kushtimet dhe dashuria njerëzore, dy degëza të humorit në vargje, dy degëza të aforizmave poetike, dy degëza të epigrameve si dhe një degëz të fabulave në vargje për të rritur. Dega e madhe e poezisë u ngjesh dhe u zbukurua me 40 nëndegëza, të cilat më pas u mblodhën në një libër të vetëm “E thura gërshetin”, ndërsa poezitë e dashurisë u mblodhën në librin”Do vdes duke puthur”.

Ndjej që eshka po digjet ende tani që jam 71 vjeç. Preferoj të rri nën këtë pemë, t’i shikoj degët me radhë, kokrrat e pjekura me dëshirën e madhe, që secila të ketë brenda grimca floriri. Shpesh nëpër degë ndjej të tringëllojnë herë pas here 10 zile me tingull të ëmbël, janë zilet e çmimeve që kam marrë. Në këto degë kënduan zogjtë me fjalët e mbi 15 teksteve të mia në festivalet e radiotelevizionit në ato vite dhe 4 radiodramatizime në Radio Tirana.

Në të dy televizionet lokale janë transmetuar 33 dokumentarë të titulluar “Dashuri njerëzore” me figura kombëtare dhe lokale, për njerëz të thjeshtë të qytetit të Sarandës.
Doni më për Belulin…

Vargjet e poezisë “LARGIM” që do të ndiqni në këtë video prekin problemin më të mprehtë të kohës në këto 30 vite tranzicion, largimin e njerëzve nga Shqipëria, të revoltuar se nuk e gjejnë veten në vendin e tyre, ( Interpretuar nga aktorja Valentina Boçi ).

sarandalife.al

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...