Ndërton pa leje në Ksamil, ndalohet nga policia sarandioti…

- Advertisement -

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë,kanë konstatuar në lagjen nr.2, Ksamil, një objekt të ndërtuar pa leje. Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, në oborrin e banesës së tij, 1 objekt me kollona dhe soletë betoni.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, ka kanosur shtetasin M. R, dhe i ka dhunuar banesën duke i dëmtuar portën hyrëse të banesës. Gjithashtu ky shtetas ka prishur qetësin publike dhe nuk u është bindur punonjësve të policisë për të ndaluar veprimet e kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme”, bëhet publike nga komunikata e policisë Sarandë.

sarandalife.al

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...