Vjeshta ka ardhur në Sarandë, qytetin bregdetar me më shumë ditë me diell në vit të Shqipërisë. Sezoni turistik po mbyllet dhe ky vit sipas autoriteteve vendore ka sfiduar vështirësitë e pandemisë duke i rikthyer prurjet turistike gati si ato të vitit 2019. Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma thotë për Zërin e Amerikës se rritja e prurjeve lidhet kryesisht me turizmin nga Kosova dhe vendet e rajonit.
“Ka pasur një prurje të lartë turistësh, kryesisht nga vendi por edhe rajoni që ka rritur ndjeshëm edhe cilësinë, edhe mënyrën e shërbimit të gjithë operatorëve dhe faktorëve që ofrojnë turizëm në qytetin tonë”, thotë ai.
Zoti Gurma thotë më tej se përmirësimi i shërbimeve turistike nga mbi 3.000 biznese ku rreth 840 janë struktura akomoduese ka shërbyer për rrijen e ofertës turistike.
“Është shumë e rëndësishme që turistët të gjejnë jo vetëm ata çka natyra i ka afruar Sarandës me bujari, por edhe të gjejnë një shërbim dhe cilësi, patjetër edhe mikëritjen e oeperatorëve turistikë që veprojnë në territoruin e bashkisë Sarandë. Unë do të thoja që fasha e turistëve ka qenë kryesisht vendas dhe nga rajoni ku vendin e parë e ka zënë Kosova. Nga vendet e Lindjes kanë qenë turistët ukrainas ata që kanë qenë në vendin e parë ndryshe nga vitet më parë ku kanë mbizotëruar polakët”, thotë zoti Gurma.
Por Pandemia ka sjellë një mungesë të turistëve nga vendet nordike dhe hapja e vonuar e pikave kufitare me Greqinë për shkak të pandemisë ka qenë gjithashtu nëj sfidë për lëvizjen turistike.
“Realisht hapja e vonuar e kufirit ka ndikuar. Megjithatë në fazën e dytë të sezonit në gjysmën e dytë të korrikut dhe periudhën e gushtit ardhja e turistëve ka qenë në mënyrë të kënaqshme dhe unë do të thoja me shumë kënaqësi që këtë vit ne kemi arritur nivelet e vitit 2019. Etaloni jonë është pikërisht ky vit kur Saranda ka shënuar rritjen më të madhe turistike në vite pasi 2020 ishte një vit i ëvshtirë nga padnemia me problematika në të gjitha aspektet”, thotë zoti Gurma.
/voa/