Vlorë/ Rama nxjerr ushtrinë për pastrimin e mbetjeve: Patriot nuk të bëjnë pushkët në Facebook

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama e ka nisur aksionin e tij të pastrimit të qyteteve nga Vlora. Ai është shfaqur sot në Pyllin e Sodës së bashku me ministren e turizmit Mirela Kumbaro dhe me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

“Gjithë këto plehra këtu janë një ndotje e vazhdueshme e të gjithëve ne së bashku, sikur secili shishen plastike që zbras teksa shkon me makinë në anën tjetër të rrugës, të mos e hedhë, ose secili që vjen me familjen këtu ti marrë me vete mbetjet që prodhon, atëherë ne nuk do të turpëroheshim të gjithë.

I ndjek vazhdimisht qytetarët, që kur vjen puna për të bërë komente janë të gjithë ambientalistë, por kur shoh sa pak janë ambientalistë në sjellje, secili duhet të kthehet nga vetja. Të jesh patriotë nuk do të thotë që të jesh gati të zbrazësh pushkë në Facebook.

Do të thotë të mbash pastër atdheun tënd”, tha mes të tjerave Rama.

Në një moment kryeminsitri Edi Rama është ulur që të marrë një shishe plastike, duke thënë se i duhen mijëra vite që ndotje të tilla të treten, duke shkaktuar sëmundje.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...