Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale

- Advertisement -

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan shtetasit Klement Domeri, 38 vjeç dhe Alment Bakullati, 30 vjeç, të dy banues në Konispol, Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 25.09.2020 (lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 04.10.2021), i ka dënuar këta shtetas me nga 7 vite e 4 muaj burg secilin, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotikeve” kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë që nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Flugert Lala 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një përforcues grushti (dorezë metalike), dy mjete prerëse (thika) dhe një shkop metalik.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...