Identifikohet shqiptari i ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në Athinë.

- Advertisement -

 

Shqiptari 38 vjecar që u ekzekutua që u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në një lokal në Athinë mësohet se quhet Dikenc Halili dhe shkurt i flisnin Keli dhe se është nga Tepelena, por që prej shumë vitesh banonte në Greqi. Ai menaxhonte lokalin me mbishkrimin “Dejavu” në Athinë, ku shpesh herë ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptarë, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak edhe të punës që bënte. Mësohet se disa orë para ngjarjes viktima kishte drekuar me miqtë e tij në lokalin ku sapo kishte interpretuar këngëtari Renato Jaho. Mediat greke raportojnë se një person, është afruar pranë vendit ku qëndronte i ulur shqiptari dhe e ka qëlluar atë dy herë në kokë dhe dy herë në bark. Dyshohet se në atentat janë përfshirë më shumë se një person. Fill pas krimit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip ‘Toyota Yaris’, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij. Po ashtu mësohet se viktima është me precedentë penale, ndërkohë që një prej pistave të krimit dyshohet për larje hesapesh.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...