Varianti i ri “Omicron” i afrohet Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë në vendin fqinj

- Advertisement -

Instituti i Lartë i Shëndetit i Italisë (ISS) ka zbuluar rastin e parë me variantin afrikan të Covid, i njohur edhe si “Omicron”. Bëhet fjalë për një person i cili kishte qenë së fundmi në Mozambik. “Pacienti dhe familjarët e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore”- thuhet në një deklaratë. Kujtojmë se ditën e djeshme Belgjika konfirmoi gjithashtu rastin e parë.

Po ashtu edhe Anglia ka konfirmuar dy raste me këtë variant ndërkohë që janë mbyllur fluturimet me Afrikën e Jugut. Omicron është potencialisht më ngjitës se variantet e mëparshme, megjithëse ekspertët nuk e dinë ende nëse do të shkaktojë sëmundje më të rënda. Mutacioni afrikan, i quajtur 501.V2, duket një variacion më i përparuar i mutacionit britanik, dhe ka rritur në mënyrë të ndjeshme shifrat e bilancit në Afrikën e Jugut, ku rastet e pozitivitetit janë trefishuar gjatë javës së fundit, dhe ku variacioni afrikan përbën tashmë rreth 90% të rasteve të reja.

Sipas autoriteteve, risia e këtij varianti është shpejtësia e transmetimit, veçanërisht tek të rinjtë, duke vënë sërish në diskutim efikasitetin e vaksinave të përpunuara deri më tani. Gjithsesi, për momentin nuk ka asnjë evidencë që këto forma të reja dhe më agresive të SARS-Cov-2 nuk do të përfshihen në mbrojtjen e siguruar nga vaksinat që kanë filluar tashmë të injektohen në popullsi.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...