Ngritja e flamurit në Delvinë dhe Sarandë në 1912

- Advertisement -

 

Si sot, 109 vite më parë më 4 dhjetor 1912 u ngrit flamuri i pavarësisë në Delvinë. Shpallja e pavarësisë më 28 nëntor 1912 erdhi si pasojë e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Ndër faktorët e brendshëm ishin kryengritjet e mëdha të viteve 1910, 1911 dhe 1912. Si kudo në Shqipëri edhe në rrethin tonë, egzistonte një lëvizje e armatosur e çetave patriotike që luftonin kundër sundimit turk si ajo e Namik Delvinës, Nazif Hadërit, Lesko Raçës, Muharrem Rushitit, Alush Takës dhe e Musa Demit. Ato kanë zhvilluar beteja të ashpra me ushtrinë turke në disa raste edhe duke bashkuar fuqitë e tyre ushtarake, por edhe me çeta patriotike si ajo e Çerçiz Topullit, Mihal Gramenos etj. Beteja më e ashpër që kanë zhvilluar çetat patriotike me ushtrinë turke ka qenë ajo e zhvilluar në Pleshavicë ku gjatë betejës ranë 10 dëshmorë të kombit. Më 4 dhjetor 1912 në Delvinë mbërriti telegrami i Ismail Qemalit drejtuar patriotëve ku kërkonte ngritjen e flamurit në Delvinë dhe Sarandë dhe mobilizimin e tyre për mbrojtjen e kufijve jugorë të Shqipërisë nga sulmet e andartëve grekë. Lajmin e dha në orën 17 telegrafi delvinjot, i cili me anë të një krisme njoftoi për sihariqin e madh që mbërriti edhe në Delvinë. Patriotët por edhe populli që kishin kohë që e prisnin këtë lajm u derdhën në qendër të qytetit ku ju bashkua momentit historik edhe Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Nimet Abazi dhe patriotët Tuto Gizdari, Rexhep Çami etj. Nën tingujt e sazeve të Delvinës u zhvillua ceremonia e ngritjes së Flamurit kuq e zi. Manifestimet vazhduan deri në orët e vona të natës. Patriotët delvinjotë në telegramin që i dërguan Ismail Qemalit ndërmjet të tjerave shpreheshin. “Jemi gati të japim edhe jetën tonë për të mbrojtur nderin e këtij flamuri”. Në mëngjesin e datës 5 dhjetor 1912 një grup patriotësh delvinjotë shkuan mu përpara hundës së oficerëve turq, që pushonin në hotelin e qytetit dhe ngritën flamurin kombëtar duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për historinë e qytetit të Sarandës. Në punimet e Kuvendit mbarëkombëtar, që u mbajt në Vlorë me përfaqësues nga gjithë
trevat shqiptare, mori pjesë edhe Rexhep Demi, si përfaqësues i trojeve të Çamërisë. Eshtë për të theksuar se Ismail Qemali i respektoi dhe i vlerësoi patriotët e jugut të Shqipërisë për kontributin e tyre në këtë çështje të madhe dhe konkretisht: Namik Delvinën e caktoi Këshilltar për punët e jashtme të Qeverisë së Vlorës të dalë nga Kuvendi Kombëtar. Alush Takën komandant të xhandarmërisë. Rexhep Demi u vu në sherbim të Qeverisë së Vlorës, Musa Demi u caktua nënpunës i lartë i qeverisë dhe ju dha detyra për shtrirjen e saj në trojet e jugut, Yzeir Veliu u caktua komisar dhe drejtor i policisë në Vlorë, Hiqmet Delvina u caktua prokuror i qeverisë në Fier, Muharrem Rushiti, Lesko Raça, Sulejman Delvina morën pjesë në mbrojtjen e Qeverisë së Vlorës.

Dhe tani disa fakte historike mbi fatin e flamurit që u ngrit në Vlorë.

Flamuri që u ngrit në Vlorë u dogj nga grekët në në Delvinë.
Ndërkaq, përveç këtyre versioneve, Eqrem bej Vlora (kushëri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij, thotë se-flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, ishte një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim, të dhuruar solemnisht më 1909 nga një pinjoll i familjes Kastrioti(don Aladro Kastrioti)me banim në Paris. Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë plotësisht disa dokumente(letërkëmbime) që janë gjetur në maj 2004 në arkivat e ministrisë së jashtme të Shqipërisë.
1. Në dokumentin e parë thuhet se në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm që flamurin e ngritur në Vlorë ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim, prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare, ku i kërkohej ta gjejë flamurin dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar. Në vitin 1930 pothuajse të gjithë protagonistët ishin gjallë përfshirë këtu edhe Marigo Pozion.
2. Ndërkohë Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë (asokohe ministër ishte Musa Juka) në të cilën sqaron se flamuri, që Ismail Qamaili e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës, ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij. Së këndejmi kjo perfekturë kërkon nga ministria që t´i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës, i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare (mbretërisë zogiste) në Athinë.
3. Zoti Rauf Fico, ministër i jashtëm i Shqipërisë, përmes një letre dërguar z. Eqrem bej Vlorës në Athinë, kërkon që ta dorëzon flamurin për ta vendosur në muzeun kombëtar.
4. Ndërkohë z. Eqrem bej Vlora në letër-përgjigjen e tij prej 3 faqesh, pasi e falënderon ministrinë e jashtme që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë, në material muzeal, me keqardhje thotë, se ai flamur nuk ekziston më!Në vijim ai shpjegon se ky flamur, pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës, u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë. Mirëpo në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme, nga frika se do ta gjenin flamurin(sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptarë që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht), zonja Delvina-një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora e merr edhe flamurin me vete në Delvinë. Znj. Delvina këtë flamur e ruan me kujdes(si të shejtë) së bashku me sendet e saja pesonale. Asokohe, ndonëse në jug të Shqipërisë krijohet qeveria “vorio-epirote“që luftonte për bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë, familja e znj. Delvina duke qenë në fokus për t’u persekutuar, detyrohet të largohet për në Korfuz dhe lanë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre. Pas një kohe, shtëpia plaçkitet nga forcat “vorio-epirote“dhe digjet me të gjitha gjësendet së bashku me flamurin. Pra, sipas këtyre dokumenteve që gjinden në arkivin e ministrisë së jashtme të Shqipërisë, duket se janë demantuar të gjitha versionet që kanë të bëjnë më flamurin, që është ngritur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë./ 28 11 2004/F. Materiali u pergatit nga Vladimir Kodhelaj dhe Vladimir Qilimi

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...