U rrëzuan nga 15 m lartësi teksa punonin, përfundojnë në spital 2 gra në Dropull

- Advertisement -

Një aksident në punë ka ndodhur në mesnatën e kaluar në Dropull.

Të plagosura kanë mbetur dy gra. Mësohet se ngjarja ndodhi teksa gratë po pastronin fasadën e një prej godinave të një kompanie të prodhimit të kruasaneve në fshatin Vrisera.

Në mënyrë të pashpjegueshme ishte improvizuar një vinç me një kovë sipër së cilës po qëndronin gratë. Por, kova është shkëputur dhe gratë janë rrëzuar nga një lartësi prej 15 metrash. Ato janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”, ndërsa një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihet ende nëse Policia e Gjirokastrës apo Prokuroria kanë nisur hetimet për ngjarjen, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga shkelja e rregullave të sigurimit teknik në punë.

/Oranews/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...