U pajis me identitet të rremë në Greqi, kush është shqiptari i dënuar më parë për trafik kokaine

- Advertisement -

Një tjetë shqiptar është zbuluar i pajisur me mjete identifikimi të rremë. Mësohet se në 25.07.2014 ka dalë kjo kartë në Virona, Greqi në emrin Alexei Tsvetkov.
Në 25.01.2015 ky person u arrestua nga Komisariati i Halandrit dhe nga daktiloskopimi rezultoi me emrin Mario Leskaj, i datëlindjes 26.03.1980 lindur në Shqipëri, i akuzuar më parë për trafik droge.
Në 15.12.2015 ky person u arrestua sërish. Në banesën e tij u gjet identiteti i rremë me emrin Alexei Tsvetkov.
Ndërsa në datën 07.02.2020 kur u lirua, shkoi në komisariatin e Aspropirgos, ku kërkoi rinovim karte, e cila në fakt i ishte sekuestruar nga anti-droga.
Por në datën 25.01 të vitit 2021 ai u ndalua në Halandri për kontroll. Një nga oficerët e policisë e pyeti në rusisht, por ai nuk përgjigj.
Nga ai moment menjëherë është bërë kontrolli i kartës dhe një oficer i sektorit kundër krimeve ndaj jetës dhe pronës, njoftoi se personi në foto është një shqiptar i dënuar më parë për trafik kokaine, gjobvënie, eksploziv dhe sulm ndaj policisë.
Mario Leskaj u arrestua sërish, për falsifikimin e kartës.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...