U ekzekutua dje me tre plumba, po kush ishte biznesmeni delvinjot në Greqi

- Advertisement -

Të tjera detaje janë zbuluar për atentatin e mbrëmjes së djeshme në Athinë, ku u vra Marius Dhiamandi dhe u plagos kushëriri i tij, Juxhin Bajrami. Burime nga Policia e Sarandës, kanë thënë se viktima është djali i një ish-oficeri nga Delvina dhe është larguar nga vendlindja që në moshën 7-vjeçare.

Sipas policisë greke, Dhiamandi ishte arrestuar në 2013 për një vrasje të ndodhur tri vite më herët, por kishte marrë pafajësi. Konkretisht ai u arrestua për vrasjen e një shqiptari në 14 shkurt të 2010. Vrasja e 30-vjeçarit shqiptar asokohe ndodhi rrugën “Fokionos Negri” në Kipseli.

Ishte ora 06:00 e mëngjesit kur viktima kthehej nga një lokal nate dhe u qëllua me dy plumba për vdekje. Në vendngjarje, u gjetën dy gëzhoja arme 9 mm, të cilat rezultuan se i përkisnin një arme që i ishte gjetur Dhiamandit. Megjithatë në gjyq u shpall i pafajshëm, pasi dëshmoi se armën e kishte përdorur në vrasje një tjetër person dhe jo vetë ai. Ndërkohë Dhiamandi rezulton të jetë arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë, e për këtë ishte ende nën masën detyrim paraqite.

Kujtojmë se Dhiamandi u qëllua mbrëmë për vdekje në karburantin që rezulton zyrtarisht në pronësi të së shoqes. Ai mori 3 plumba, në kokë e gjoks. Disa minuta më pas, mjeti i autorëve, tip “BMW” u gjet i vjedhur. Ai rezultoi i vjedhur rreth 1-muaj më parë, në Glifadha.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...