Ministrja Margariti: “Të gjitha paratë që vijnë në Butrint, mbeten në Butrint”

- Advertisement -

Është themeluar fondacioni që do të menaxhojë Parkun Kombëtar të Butrintit. Ky format menaxhimi me një fondacion që drejtohet nga një bord me 5 anëtarë, vjen për herë të parë në një pasuri të trashëgimisë kulturore, me bashkëpunim mes shtetit dhe aktorëve privatë.

Ministrja Elva Margariti vërejti:” Ka pasur shumë debate, pikëpyetje, keqinformime, por gjej rastin të qetësoj këdo në lidhje me pronësinë e Butrintit, se në çdo rast, pronësia e territorit dhe aseteve i mbetet Ministrisë, si përfaqësues i shtetit. Bordi i Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës e 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë, që do të sigurojë paanshmërinë e këtij bordi vendimmarrës është një figurë e njohur e trashëgimisë kulturore”.

Anëtari i pestë është Richard Hodges, një njohës i mirë i Butrintit, që sipas Margaritit do të shërbejë si garanci dhe paanshmëri. Ndërsa firmosi marrëveshje me Majkëll Granof, nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, 2 anëtarë të të cilit janë në bordin e Butrintit.

Elva Margariti tha se:” Marrëveshja që po lidhim sot krijon një model menaxhimi hibrid jofitimprurës ku shteti është pjesë por i jep zë dhe garanci edhe donatorit për administrimin e fondeve. Kjo marrëveshje krijon një marrëdhënie të mirërregulluar mes fondacionit të posatshëm dhe aktorëve të rëndësishëm institucionalë në Butrint, përmes Protokollit të bashkëpunimit me Institutin e Arkeologjisë; bashkëpunimit me agjencitë e mbrojtjes mjedisore. Çdo e ardhur në arkën e Butrintit do t’i shkojë sërish Butrintit duke e kthyer edhe në një qendër studimore”.

Këtë të martë u firmosën protokolli i bashkëpunimit me Institutin e Arkeologjisë; marrëveshja e grantit të AADF-së, marrëveshja e Administrimit mes Ministrisë dhe Fondacionit. Margariti u kujdes të theksoj se “për të gjithë ata që do të kenë pasur pikëpyetje mbi rolin e Ministrisë, këto tri firma, që vetë Ministri do të hedhë sot, besoj e uroj se do të zhdukin përfundimisht çdo hije dyshimi: Ministria e kulturës ruan lidershipin në Butrint!”.

Ndërkohë, Michael Granoff tha në fjalën e tij se “ duhet të krijojmë një model për të ardhmen për trashëgiminë. Një model që mbron natyrën, aksesin e njerëzve, që kupton arkeologjinë, që I “prek gurët” e jo vetëm i sheh. Të gjithë paratë që vijnë në Butrint, mbeten në Butrint ./BW/

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...