Një lajm tragjik ka tronditur sot Senicën, pasi 20- vjeçari Yllo Artan Vasili është ndarë nga jeta.
Përmes një mesazhi, faqja Senica Jonë shkruan:
“Më e dhimbshme, nga kaq nuk bëhet, jam në makinë dhe thashë të shkruaj kur të arrij në shtëpi,por jo s’mundem të vazhdoj ,dola në anë të rrugës…
Më morën në telefon, për ikjen e pabesë në moshën më të bukur 20 vjeçare të djalit tonë seniciot Yllo Artan Vasili…
Varrimi bëhet nesër, në orën 11:00 në Senicë…Fjalë për të ngushëlluar unë nuk gjej…
Kurojo Artan,kurajo familja e të afërmve. Ngushëllime gjithë të dashurve të djalit …Lamtumirë gjigant i vogël,qofsh i parajsës..”, thuhet në mesazh.
Faqja “Gurra Seniciote” shpreh ngushëllimin për humbjen e parakohshme të jetës së 20-vjeçarit.
“Na erdhi aq i dhimbshëm lajmi i zi për ikjen nga jeta të një ylli seniciot, Yllo Artan Vasilit, vetëm 20 vjeç. Qoftë i parajsës!”, shpreh ngushëllimet kjo faqe në të cilën komentet ngushëlluese nga ky komunitet nuk kanë munguar për familjen Vasili.
Gjithashtu mësuesi i tij Panajot Çakalli, me anë të një postimi në Facebook shpreh dhimbjen për humbjen e nxënësit të tij.
“🙏Lamtumirë Yllo Vasili🙏! Me hidhërim të thellë u njoftova sot për largimin tënd të parakohshëm nga jeta. Ti ishe një nga nxënësit e mi më shembullor, një djalë gjithë energji, një njeri brilant. Shpirti yt i pastër, u prehtë në paqe, në qiejt e parajsës, pranë fronit të Perëndisë! 🙏.”, shprehet Çakalli.
Stafi i Sarandalife i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve!
/sarandalife.al/
