Sugjerimet e sarandiotëve për Bashkinë Sarandë lidhur me buxhetin e 2022

- Advertisement -

Banorët e katër lagjeve të qytetit janë mirëpritur sot nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, për të diskutuar dhe sugjeruar lidhur me projekt buxhetin e vitit të ardhshëm.

Trafiku, uji dhe pastrimi janë veçuar nga Kryetari Adrian Gurma, si tri sfidat e mëdha të Sarandës për vitin që vjen, në dy dëgjesat me banorë të katër lagjeve të qytetit.

Sigurisht që thekset e forta u vunë në kërkesën që buxheti i vitit 2022 të parashikojë shpenzime të shpërndara në mënyrë të harmonishme midis të gjitha lagjeve.

Nga banorët u kërkua investim te “Rruga e Tregtarëve”, apo në periferitë e në brendësitë e lagjeve, për të zvogëluar diferencat e derisotme.

U kërkua të shihet mundësia për parkim të nëndheshëm, të shtohen shkallaret, të krijohen Parqe Publike për të gjitha moshat, të investohet për t’i dhënë Sarandës terminalin akoma të munguar të autobusëve.

Po kështu, u fol për kurimin e nevojshëm të fasadave të ndërtesave.  Përvoja e funksionimit të administratorëve të pallateve, u vlerësua si nevojë dhe si burim të ardhurash për të investuar në imazhin dhe jetëgjatësinë e tyre.

Kryebashkiaku Gurma siguroi se viti 2022 nuk do të ketë rritje të taksave dhe tarifave për qytetarët, ndërkohë që në favor të tyre do të shkojnë më shumë investime e shërbime, pasi këtë e lejojnë të ardhurat më të mëdha, që erdhën nga një sezon turistik më i mirë.

Kryebashkiaku Adrian Gurma tha :” Që të japim mbështetje të mirë, duam edhe mbështetjen e qytetarëve me plotësim detyrimesh dhe me qasje qytetare”.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...