Sot Kuvendi i 11 dhjetorit nga Sali Berisha, çfarë pritet të ndodhë?

- Advertisement -

Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i Kuvendit që ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur ditën e sotme në orën 10:00. Ky Kuvend i Berishës vjen pas foltoreve që ka organizuar prej më shumë se tre muajsh që kur ai u shpall “non grata” nga Amerika por edhe pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së nga Lulzim Basha. Përmes ‘Foltores’ Berisha ka kërkuar që të zgjidhet një lider i ri demokrat. “Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” është motoja që Berisha ka për këtë Kuvend.Kujtojmë se Berisha në daljet e tij përmes Foltores e ka cilësuar Kuvendin e sotëm një moment i rithemelim të PD-së, ndërsa flet se do të sjellë revolucion te shqiptarët.

Në Kuvend do të propozohen disa ndryshime statutore, për të cilat ka punuar një grup ekspertësh që iu bashkuan Sali Berishës, si Arben Ristani dhe Oerd Bylykbashi. Miratimi i Nenit ‘Basha’ përcakton se kryetari shkarkohet automatikisht nëse humb zgjedhjet e përgjithshme ose kalon në votëbesim nëse humbet ato lokale, dhe pëfshirja e anëtarësisë në marrjen e vendimeve nëpërmjet referendumit.

Nëse ka kuorum, do të votohet një mocion mosbesimi për shkarkimin e Bashës, pra për ta shkarkuar.

Në një kohë që Berisha do të organizojë Kuvendin e thirrur prej tij, kryedemokrati Basha do të mbledhë demokratët  për të festuar 31-vjetorin e themelimit të PD-së.

Ndonëse publikisht është thënë se Berisha me mbështetësit e tij do të votojnë pro shkarkimit të Bashës, ky i fundit nuk i trembet kësaj lëvizjeje.

Madje kryedemokrati do të jetë brenda selisë së PD në të njëjtën orë kur do të zhvillohet edhe Kuvendi i Berishës.

Kujtojmë se lideri historik i PD-së ftoi publikisht Bashën dhe mbështetësit e tij për të qenë pjesë e Kuvendit.

Ndërsa më pas, Gazment Bardhi sekretar i përgjithshëm i PD ngulmoi se i vetmi Këshill Kombëtar legjitim i kësaj partie është ai i 18 Dhjetorit i thirrur nga kryetari.

 

/TopChannel/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...