Reshjet intensive në vend, Përroi i Lazaratit vështirëson qarkullimin

- Advertisement -

Situatave e reshjeve intensive të shiut ka rritur prurjet e rrjedhave ujore përreth qytetit të Gjirokastrës.

Përroi i Lazaratit ka sjellë prurje inerte duke vështirësuar kalimin në segmentin fundor që lidh dy lagje të Lazaratit.

Në Gjirokastër aksi që përshkon lagjen Gërhot gjithashtu ka inerte të shembura në rrugë nga reshjet.

Atje po punojnë aktualisht për ta mbajtur situatën nën kontroll. Ura e Aznakut në drejtim të Lunxhërisë  është e përmbytur nga ujërat e kanalit.

Për momentin qarkullimi i mjeteve në atë drejtim është i ndërprerë deri sa të bjerë niveli i ujërave. Akset nacionale për momentin janë të lira.

Pika të ndjeshme nëse reshjet do të vijojnë me intensitet mbeten segmenti nacional në zonën industriale dhe aksi pranë urës së Viroit.

Top Channel

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...