Në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit”, kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, u zhvillua mbledhja e Mekanizmit Koordinues dhe Komiteteve Administrative të Bashkisë Finiq, në prani të kryetarit të Bashkisë Kristo Kiço, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në Livadhja.
” Me slloganin kryesor të takimit “I japim fund dhunës ndaj grave”, kërkojmë të thyejmë fenomenin e heshtjes, duke dashur të ndërgjegjësojmë shoqërinë në tërësi. Duke dërguar njëkohësisht një mesazh të qartë për tolerancë zero, me synimin kryesor parandalimin, mbrojtjen dhe ndihmën e menjëhershme për viktimat e fenomenit që tenton të shndërrohet në një pandemi.”, shprehet Bashkia Finiq me anë të një postimi në Facebook.
/sarandalife.al/

