Shoferi shqiptar thyen traun e doganës shqiptare në Qafë Botë dhe asaj greke në Mavromat , 30 km ndjekje nga policia greke në fund…

- Advertisement -

Një automjet i cili vinte nga Shqipëria thyen traun e doganës greke të Mavromatit (Qafë-Botë). Mjeti nuk i është bindur policëve për kontroll, ka shtuar shpejtësinë duke thyer traun dhe më pas është futur në tokë greke. 6 Mjete të policisë greke janë vënë në ndjekje të automjetit për rreth 30 km deri sa i kaneë bllokuar rrugën brenda qytetit të Igumenicës. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi shtetas shqiptar, ka përplasur një nga mjetet e policisë por fatmirësisht pa lënduar njeri. Drejtuesi është shoqëruar në policinë e Igumenicës ndërsa mjeti po i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Deri tani nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë në makinë dhe policia dyshon se kemi të bëjmë me një person me probleme psikologjike.

Burime nga Policia Kufitare e Sarandës bëjnë me dije se mjeti ka kaluar me shpejtësi edhe në doganën shqiptare duke mos iu bindur urdhrit të policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve. Sapo ka kaluar edhe traun e doganës shqiptare, është njoftuar pala greke por edhe atyre nuk i është bindur.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...