Kjo foto është realizuar në vitin 1951 në Sarandë, ku duket qartë moli i ndërtuar nga ushtria Austro-Hungareze gjatë luftës së Parë Botërore. Perandoria Austro-Hungareze u përfshi në këtë luftë në Bllokun Qëndror së bashku me Gjermaninë dhe Italinë kundër Bllokut Tripalësh Angli, Francë, Rusi. Pas denoncimit të Traktatit të Londrës në vitin 1915 , Italia shkëputet nga Blloku Qëndror dhe hyn në luftë me Austro – Hungarinë duke krijuar në Shqipërinë e Jugut një front prej 120 km. Fronti i luftimeve shtrihej deri në Janinë. 100.000 trupat e Perandorisë, si të vetmin shteg nga ku prisnin furnizime në materiale ushtarake, veshmbathje, apo ushqime, kishin portin e vogël të Sarandës, prandaj dhe ndërtuan këtë mol të vogël që duket në foto. Makinat ushtarake dhe karvanët kalonin nga Qafa e Gjashtës në Delvinë, në Qafën e Muzinës dhe kalonin në thellësi të frontit të luftimeve. Ky mol ka egzistuar deri para dy vitesh kur filluan punimet për shëtitoren e re.
/sarandalife.al/
- Advertisement -