Reagon Muharrem Haxhi:”Ndrysho fjalor e mos kërcëno demokratët me batutat e Ilir Beqës”

- Advertisement -

Muharrem Haxhi reagon pas skandalit me mesazhet e WhatsApp që qarkulluan ditën e sotme, ku deputetja Ina Zhupa e “uroi” anëtarin e Kryesisë së Degës lokale Sarandë, Spiro Vason, me mesazhin: “Suksese në jetë!”.

Gjithçka ka ndodhur në grupin e WhatsApp-it të kryesisë së PD në degën e Sarandës.

Një prej anëtarëve të Kryesisë së degës lokale, Spiro Vaso ka njoftuar grupin se ditën e premte do të vizitojë qytetin e Sarandës lideri historik i PD, Sali Berisha i cili do të zhvillojë ‘Foltoren’ e radhës me demokratët.

Mirëpo, mesazhi nuk i ka pëlqyer deputetes Ina Zhupa, e cila në formë kërcënuese i ka ‘uruar’ anëtarit të Kryesisë ‘suksese në jetë’, një term ky i përdor nga Ilir Beqaj i Edi Ramës, kur shkarkoi nga puna një anëtar të PS në Kukës, se nuk u paraqit në mbledhjen e Partisë.

Pas këtij lajmi ka reaguar, Muharrem Haxhi, i cili ka qenë Kryetari i parë i FRPD Sarandë në vitin 1992.

Haxhi shprehet: ” Unë besoj se demokratët e Sarandës do të marrin pjesë masivisht në takimin e të premtes me Doktor Berishën. Ina Zhupa je e ardhur në PD dhe e emëruar e Bashës si numri 2 i Qarkut Vlorë. Të paktën ndrysho fjalor e mos kërcëno demokratët me batutat e Ilir Beqës. Themelues, qëndresëtarë, demokratë të çdo moshe, bëhuni pjesë e lëvizjes për një PD më të fortë, më të bashkuar.”.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...