Qeveria greke merr vendimin, mjekët që nuk vaksinohen deri në 31 mars do të pushohen nga puna.

- Advertisement -

 

Të gjithë punonjësit shëndetësorë që nuk do të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit deri më 31 mars, do të pushohen nga puna.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë ne Greqi, Thanos Plevris, raporton Protothema.
“Qëndrimi i ministrit të Shëndetësisë dhe sugjerimi i tij që ata mjekë që nuk janë të vaksinuar, nga data 31 mars e në vazhdim jo vetëm që do të pezullohen nga puna, por nuk do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në asnjë shërbim të sistemit shëndetësor grek” , shpjegoi Thanos Plevris, duke folur për SKAI-n.
Lidhur me lehtësimin e masave kufizuese, që është në fuqi nga 31 janari, ministri i Shëndetësisë tha:

“Sëmundja që shkakton Omicron ka karakteristika të tjera nga Delta, ekziston një perceptim i përbashkët se çfarëdo mase që të marresh, është mjaft e vështirë të ndalosh transmetimin e infektimit. Masat që janë aktualisht në Greqi janë mjaft të buta. Qëllimi ynë është që vazhdimisht të lehtësojmë masat dhe të ruajmë ato që janë absolutisht të nevojshme”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...