Kumbaro: Deri në 27 shkurt afati për aplikime për stacione plazhi

- Advertisement -

 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se deri në 27 shkurt është afati për aplikimin për stacione plazhi, ndërkohë që risi këtë vit është se subjektet duhet të paraqesin edhe vërtetimin që nuk kanë asnjë detyrim në sistemin e tatimeve.

Në një aktivitet të organizuar në Durrës mbi përgatitjet për sezonin e ri turistik, Kumbaro tha se “bashkitë kanë depozituar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit hartat dhe ndarjen e e parcelave në plazhe publike dhe hapësira të menaxhuara nga subjektet private”.

“Rreth 30 % e hapësirave janë plazhe publike, por kjo shifër do të shtohet, sepse jo të gjitha parcelat e deklaruara për t’u menaxhuar përgjithësisht zihen”, tha ajo.

Kumbaro theksoi se kjo punë ka nisur herët pikërisht për të shmangur çdo mbivendosje që do të krijonte përplasje kur të filloj sezoni turistik.

“Janë 4 muaj punë për të prodhuar hartëzimin e stacioneve të plazheve të miratuara nga Komiteti i Menaxhimit të sezonit turistik. Në total janë 380 parcela publike dhe 1359 parcela të disponueshme për aplikim”, tha Kumbaro.

Ministrja theksoi se afati i aplikimeve (prej 30 ditësh) është deri në 27 shkurt dhe nuk do të ketë në asnjë rast rihapje të aplikimit.

Kumbaro tha se risi këtë vit është se çdo subjekt, bashkë me aplikimin duhet të paraqesë edhe vërtetimin që nuk ka asnjë detyrim në sistemin e tatimeve.

Po ashtu, ajo tha se subjektet që kanë njësi shërbimi në rërë (bare) duhet të formalizojnë strukturat e tyre.

“Ky është viti kur duhet t’i japim fund njëherë e mirë ndërtimeve pa leje në plazhe, që nisin si tenda në ajër e përfundojnë me themele në rërë. Kontrolli do të jetë shumë i rreptë dhe nuk mund të lejojmë që ilegaliteti të bëjë ligjin në plazhe, por do të jetë ligji që do të organizojë mjedisin në plazhe”, tha ajo.

Po ashtu, Kumbaro tha se është detyrim ligjor dhe moral që çdo subjekt që merr në menaxhim një parcelë të tillë duhet të plotësojë kushtin e rojës së plazhit.

Pastërtia e mjedisit është një tjetër sfidë, sipas Kumbaros.

“Nuk mund të lejojmë në 2022 zaptime të territoreve nga ilegaliteti, plehrat e keqmenaxhimi. Për pastrimin e territorit po përballemi në një aksion të përditshëm që nuk po mbaron, por jemi të vendosur ta vazhdojmë”, tha ajo.

Po ashtu, Kumbaro theksoi se Agjencia Kombëtare e Bregdetit do t’u vijë në ndihmë 4 bashkive: Sarandës, Himarës, Kavajës dhe Durrësit, për të dyfishuar përpjekjet, flotat dhe punonjësit një gjithë territorin e plazhit gjatë sezonit turistik.
/atsh/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...