Qendër e përbashkët policore e doganore Shqipëri – Greqi. Zv.ministri tregon detajet e marrëveshjes tek “Ligjet” : Ja cështjet që do të trajtojë

- Advertisement -

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka miratuar projektligjin për një qendër të përbashkët policore dhe doganore me Greqinë. Zv.ministri i Brendshëm Andi Mahila ka treguar detaje nga marrëveshja e përbashkët mes dy vendeve.
Në fjalën e mbajtur ai theksoi qendra e përbashkët policore dhe doganore, do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionin e paligjshëm, etj. Qendra do pozicionohet në territorin e Republikës greke në ndalesën aktuale të pikës së kalimit kufitar në Kakavijë dhe nuk do të ketë autoritet në vendimmarrje.
“Funksionimi i kësaj qendre nuk do sjellë mbivendosje me organet doganore policore pasi qëllimi është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit të autoriteteve kompetente të palëve ndërmjet shkëmbimit të informacionit. Kjo është qendër e përbashkët e shkëmbimit dhe analizimit të informacionit. Kjo qendër trajton të gjithë çështjet dhe elementët që janë të ngjashme për të gjitha kalimit kufitar. Nuk është qendër e kalimit të përbashkët të mjeteve e mallrave. Shkëmbim informacioni për çështje të përbashkëta”, tha zv.ministri.
Kjo qendër është përcaktuar të ketë në mënyrë të barabartë 5 zyrtarë nga secila palë. Nga pala jonë është përcaktuar një punonjës policie me gradën nën komisar dhe 4 punonjës policie me gradën inspektor”, u shpreh ai.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...