- Advertisement -
Bashkia Sarandë me anë të njoftimeve në website dhe në Facebook fton qytetarët të jenë prezent në dëgjesën publike e cila do të mbahet në 11 nëntor.
“Në vijim të këshillimeve me publikun, për projekt buxhetin 2022, dita e enjte, 11 nëntor 2021, është rezervuar për të dëgjuar propozime, sugjerime e mendime nga qytetarë e Sarandës.
Janë të lutur të gjithë qytetarët të përfshihen dhe të bëhen pjesë e këtij diskutimi në sallën pranë e Bashkisë Sarandë, duke respektuar edhe masat anti COVID-19.
Në orën 10:30 diskutimi do të jetë me banorë të lagjeve 1 e 2, ndërsa në orën 12:00 me banorë të lagjeve 3 e 4, të qytetit.
Jeni të mirëpritur!”, përfundon njoftimi.
/sarandalife.al/