Banorët e Metoqit dhe Shelegarit i kërkojnë Gurmës ujë, rrugë e kosha mbetjesh

- Advertisement -

Banorët e Metoqit dhe Shelegarit ishin konkretë si në vlerësimin e asaj që ka ndryshuar në jetën e tyre brenda një viti, edhe racionalë e konkretë në kërkimin për planifikim në buxhetin 2022. Në Metoq listuan disa rrugë të brendshme, ku është nevojë të investohet, si: ajo te Burimi, rruga Lëkurësi, rruga e ish-Naftës apo poshtë Postës. U mbajtën shënim dhe në plan prioritar do të vendosen ato që impaktojnë sa më shumë familje dhe banorë. Ndërhyrja për kanal ujitës në 8 parcela, gjithashtu u vlerësua shpenzim i nevojshëm. Ndërsa në Shelegar u kërkua të planifikohet për t’u bërë 170 m rrugë e brendshme. Po kështu do të shikohet mundësia për të ndërhyrë me investime për 90 m rrugë që çon tek banesat në zonën e ish-repartit ushtarak. Takimet në Metoq e Shelegar shërbyen edhe për të dhënë zgjidhje praktike për plotësimin e ndriçimit publik, për ndryshimin e orarit të furnizimit me ujë. Dëgjimi i zërit të banorëve ishte i dobishëm edhe për shpejtimin e studimit dhe urbanizimit të zonave informale, për kanalizimet e ujërave të ndotura, për saktësime të zonave kadastrale dhe për eliminimin e bashkëpronësisë, për azhurnimet e nevojshme me ASHK  dhe për të lobuar në zgjidhje përfundimtare me energjinë elektrike. Për mjedis të pastër u shprehën të interesuar e të angazhuar edhe vetë banorët. Ata kërkuan më shumë kosha mbetjesh dhe përgjegjshmëri të rritur nga operatori i pastrimit. Ndërkohë që nga Bashkia u kërkua ndërgjegjësim dhe bashkëpunim për menaxhimin e plehërave, siç do të ofrohet edhe shtrirja e punës së njësisë së pastrimit në mënyrë kapilare në gjithë territorin. Kryebashkiaku Adrian Gurma u tha banorëve në Metoq e Shelegar se “ato që kemi bërë nuk ishin maksimumi ynë, edhe se 2020-a ishte vit i pandemisë”, ndërkohë që i siguroi se 2022 do të jetë vit investimesh dhe shërbimesh këtu.

/BashkiaSarandë/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...