Nga Vldimir Kodhelaj
Një nga ikonat e drejtimit shkencor dhe pedagogjik në Sarandë, dhe jo vetëm, ka qenë Pandeli Papa.
Ai njihet nga të gjithë si intelektuali i kompletuar dhe i afirmuar me veprimtari të gjera dhe cilësore pedagogjike.
Si drejtor i Kabinetit Pedagogjik të rrethit për afro 15 vjet rradhazi i’u krijua mundësia që këto veprimtari t’ i realizojë me seminare, me 8 konferenca shkencore, 11 botime buletine pedagogjike, 3 fletëpalosje etj.
Puna e tij si inspektor në seksionin e arsimit në vitet 1972 – 1974 dhe në drejtorinë arsimore në vitet 1992-1994 e ndihmoi Pandeliun për gjetur dhe përhapur përvojën e përparuar midis mësuesve të rrethit.
Pandeli Papai shpesh herë është aktivizuar nga Ministria e Arsimit nëpër kontrolle të organizuara në mjaft rrethe të tjera të vendit.
Si kryetar i Shoqatës Shkencore të historianëve veç sesioneve shkencore për ngjarje të rëdësishme në rreth, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave (I S H) Tiranë ,në Sarandë realizoi dy sesione të dy konferencave kombëtare historike( 1978,1982 ) etj.Pandeli Papa ka qënë bashkëautor kryesor i hartimit të 50 zërave historike dhe gjeografike për rrethin e Sarandës dhe Delvinës në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Përvojën e tij si mësues dhe drejtor në 6 shkolla 8-vjeçare dhe në 3 shkolla të mesme në Sarandë e Delvinë për 17 vjet e transmetonte pa rezerva tek mësuesit e tjerë me forma të ndryshme.
Për një periudhë të shkurtër Pandeli Papa ishte edhe pedagog i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, ndërsa në atë të Gjirokastrës lektor i Gjeografisë fizike Krahinore ( në filialin e korrenspondencës në Sarandë).
Në vitet 1983-1990 Pandeli Papa ishte anëtar i Këshillit shkencor të Institutit të Studimeve Pedagogjike Tiranë. Nga 1981-1991 në organin e tij shkencor Revista pedagogjike ka botuar 9 studime me vlera.
.Njihet si tekstolog. Tekst i tij Historia e kohë së Re me bashkëautorësi është përdorur në shkollat e vëndit mbi 20 vjet. Konkluzioni që del është se është i padiskutueshëm kontributi i tij jo vetëm në rrethet Sarandë e Delvinë por edhe në të gjithë vëndin.
Sarandalife.al i uron profesor Pandeli Papa jetë sa më të gjatë e të lumtur dhe me një prodhimtari të begatë shkencore.
Nga Vladimir Kodhelaj