Fqinji i tij ka ndërtuar një objekt 72 cm brenda sipërfaqes së pronës së Rumanit, duke i’u ngjitur këtij të fundit në themelet e shtëpisë.
Për këtë konflikt në vitin 2018 Gjykata e Shkallës së parë Sarandë dhe më pas Gjykata e Apelit në Gjrokastër kanë vendosur që fqinji i Andrijan Rumanit, Asllan Pashaj, të prishë atë
pjesë të ndërtuar në pronësi të këtij të fundit.
Rumani i kërkon instancave shtetërore të ndërhyjnë për t’i rikthyer pronën pasi në këto kushte ku vendimi i gjykatës nuk po ekzekutohet ai e ka të pamundur të bëjë investim në banesën e tij. Disa herë përmbarimi i Sarandës ka shkuar në Vrinë për të ekzekutuar vendimin por asnjëherë nuk ka arritur ta zbatojë atë pasi fqinji nuk gjendet në banesë.
Qytetari që ankohet nuk do t’ja dijë se është apo nuk është në banesë fqinji.
Kjo është detyrë e përmbaruesit dhe policisë së shtetit të bëjnë si duhet detyrën dhe të mos zvarriten qytetarët në zgjidhje të së drejtës së tyre!