Arkeologu Halil Shabani, krenari për rajonin e jugut

- Advertisement -

Halil Shabani historian dhe arkeolog, i diplomuar në UT në fakultetin Histori- Gjeografi dhe i mëkuar në plejadën e arkeologëve të shquar shqiptarë të vendit, por edhe të rajonit Sarandë e Delvinë si Selim Islami, Dhimosten Budina, Myzafer Korkuti, Astrit Nanaj, Kosta Lako etj. Pjesëmarrës në shumë ekspedita të huaja, si amerikane, italiane, angleze, greke. .

Por jo vetëm kaq. Halil Shabani është autor i një sërë zbulimesh të rëndësishme arkeologjike të rrethit sidomos të krahinës së Konispolit, si Shpella e Kreshmoit në Konispol, Qypat e Nëndheshëm në Manet, vendbanimi Bregu i Sterrës tek lugina e Vardharit në Konispol. Kalaja e Dishatit, kalaja e Nartës në Konispol, Perëndia e Panit në Mile( figurë prej bronxi), fortifikimi në Aravuna, pranë Gravës, vendbanimi i Spismazit në Janjar, fortifikimi në Shugla të Sopikut, vendbanimi në Aurës në Saraqind, vendbanimi qytetar në Vastrua të Shalësit, vëndbanimi i Mungulit pranë Markatit etj.Ai është autor i një sërë studimesh shkencore të paraqitura në simpoziumet, konferenca kombëtare si dhe autor i 17 librave me tematikë arkeologjike dhe historike, por bashkëautor edhe në dokumentarë tematikë. Të gjitha këto arritje e bëjnë arkeologun Halil Shabani një vlerë të shtuar për Sarandën. Krenarë për këtë intelektual me njohuri të konsoliduara për historinë dhe arkeologjinë për rajonin dhe jo vetëm!

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...