Plevris: Nga e hëna nuk do të ketë test të detyrueshëm për të vaksinuarit me certifikatë evropiane që hynë në vend

- Advertisement -

 

Nga e hëna, 7 shkurt, hyrja në vend për ata që kanë një certifikatë evropiane aktive do të bëhet pa test të detyrueshëm , tha për ERT ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris . Nga ana e tij, Vassilis Kikilias e cilësoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për heqjen e detyrimit për kryerjen e testeve për qytetarët me certifikatë aktive evropiane Covid si një hap për rritjen e flukseve turistike në vend. Vendimi vjen pas një sërë masash që, sipas pjesëmarrësve të tregut, e bëjnë më të lehtë për vizitorët potencial planifikimin e udhëtimit të tyre në Greqi. Ministri i Turizmit Vassilis Kikilias tha lidhur me këtë: “Vendi ynë po përgatitet këtë vit që nga data 1 mars të mirëpresë vizitorët e sezonit veror më herët se çdo herë tjetër. ” Turizmi grek ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit, duke dërguar një mesazh të fortë sigurie për udhëtarët në vendin tonë dhe do të bëjë të njëjtën gjë këtë vit.”
Më herët ministri i Shëndetësisë foli për ANT1 për punonjësit e kontraktuar shëndetësorë ndihmës që janë anëtarësuar në  Sistemin Shëndetësor Kombëtar, dhe deklaroi se “për 12 mijë ndihmësit, kontrata e të cilëve skadon më 31 mars, do të aranzhojmë zgjatjen e kontratave deri në fund të vitit, ndërkohë që në të njëjtën kohë do të ketë pikë, për shkak të përvojës që kanë fituar dhe njëkohësisht do të bëhet shpallja për 4000 pozicione në SKS”.
Lidhur me  pezullimin e kontratës  që vlen për punëtorët shëndetësorë të pavaksinuar,  ministri i Shëndetësisë  fillimisht tha se “nuk mendojmë të zgjasim pezullimin edhe për ata që nuk kanë  bërë dozën nxitëse të vaksinës ”. Ai shtoi se “ për ata punonjës shëndetësorë që nuk janë vaksinuar,  pezullimi i kontratës skadon më 31 mars.. Më 31 mars, qeveria ose do të zgjasë këtë afat ose do të thotë se vaksinimi është një parakusht që dikush të ofrojë shërbimet e tij në SHSK. Ende nuk është marrë një vendim, por sugjerimi im është që kush  nuk është i vaksinuar, të mos jetë në SHSK ”.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...