Plazhi i Krorëzës: Një parajsë në bregdetin shqiptar ( VIDEO )

- Advertisement -

Me siguri nuk është një plazh shumë i dëgjuar për shumicën e turistëve shqiptërë dhe të huaj, dhe aq më pak i vizituar. Plazhi i Krorëzës është një nga xhevahirët e tjerë të Rivierës shqiptare, një plazh me të cilin mund të bieni “në dashuri me shikim të parë” sapo ta vizitoni. Për fat të mirë mund të thuhet në kontekstin shqiptar, ai mbetet ende një plazh i pashfrytëzuar në masë nga turistët dhe vizitorët, dhe që të ofron vetëm atë cka natyra i ka falur.

Plazhi i Krorëzës, i cili përbëhet nga dy pjesë të ndara me njëra-tjetrën nga disa shkëmbinj të vegjël, ndodhet ekzaktësisht midis plazhit të Shpellë-Lukovës (në veri të tij) dhe Gjirit të Kakomes (që e ka në jug të tij). Është një plazh i virgjër, nuk ka kurrfarë rruge makine që mund t’iu cojë në të, dhe e vetmja manyrë për ta eksploruar dhe shijuar është nga toka ose nga deti (me varkë). Zona më e afërt e vendbanimit me plazhin e Krorëzës është fshati i Shën Vasilit (para se të shkoni në Sarandë nga rruga e Bregut), ku banorët e zonës i shfaqin nëpër lokale me krenari peisazhet natyrore që ofron bregdeti i Krorëzës.

Mbi kodrat e larta që ndodhen mbi plazhin e Krorëzës është edhe Kisha e Manastirit të Shën Mërisë, në një pozitë dominante e të mbrojtur, dhe që njëkohësisht ofron një pamje piktoreske, prej nga ku mund të vështrohet një pamje e gjerë e peizazhit të bregdetit Jon. Vajtja për te Kisha, gjithashtu, është e mundur vetëm me ecje në këmbë, në një terren të thyer dhe pak të lartë. Nga ndërtimet e vjetra në Manastir kanë mbetur në ditët e sotme ende kisha, kulla dhe një ndërtesë me çardak.

Në Krorëz sot ekziston vetëm një bar i vogël, por jo shërbime të tjera. Nëse ju duhet të kaloni një natë ose më shumë më cadra për ta shijuar këtë plazh, duhet t’i merrni cdo gjë me vete).

Si mund të shkoni në Krorëz: Ka dy mënyra si mund të shkoni në plazhin e Krorëzës. Njëra mënyrë është me ecje në këmbë nga Plazhi i Shpellë-Lukovës, ku mund të parkoni lehtësisht makinën, dhe më pas të drejtohuni drejt jugut (duke e pasur detin në krahun e djathtë të tuaj) dhe të bëni një ecje për rreth 1 orë e gjysëm.

Rrugës kur shkoni nga plazhi i Shpellë Lukovës për në Krorëz, hasni me dhjetra gjire të vogla, me plazhe me mermer të bardhë natyror, që ofrojnë pamje mbresëlënëse, dhe që iu joshin që të gjithë që të ndaleni në secilin prej tyre. Për të shkuar në Krorëz duhet vetëm të ecni drejt në drejtim të jugut duke e orientuar me detin në krahun e djathtë të tuajin. Shtegu mund të ketë ndonjë rrezik nga kafshët e vogla helmuese (edhe ndonjë gjarpër), por jo shqetësuese, dhe që ka vështirësi mesatare për t’u bërë.

Mënyra e dytë është të shkoni në Krorëz nga deti, nga Saranda ose nga plazhi i Shpellë-Lukovës. Nëse niseni nga Saranda (ku ka guida të shumta me varkë/skafe që ju cojnë në Krorëz) distance është pak më e gjatë dhe rrjedhimisht edhe pak më e kushtueshme, por keni fatin të shihni edhe plazhe të tjerë rrugës si Plazhi i Greminës, Plazhi i Kakomesë etj. Nëse niseni nga Shpellë Lukova për në Krorëz (kujtojmë se duhet të ktheheni në plazhin e Lukovës, pa shkuar në Sarandë) në Krorëz me varkë, distanca është më e shkurtër, iu kushton më pak, dhe mund të shihni plazhet me mermer të bardhë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...