Vezët e kuqe të Pashkëve: Cilat janë simbolika e fshehura dhe pse janë të kuqe?

- Advertisement -

Një nga zakonet më të njohura të Pashkëve është lyerja e vezëve të Pakshëve me ngjyrë të kuqe. Ndoshta vitet e fundit vezët janë lyer me ngjyra të ndryshme, megjithëse tradita i do të kuqe. Është fakt se vezët me ngjyra ka pasur në antikitet, në Romë, në Greqi, Kinë, Egjipt, si dhurata në festat e pranverës me lepujt, që janë simboli i pjellorisë.

Veza simbolizon varrin e Krishtit ishte i mbyllur fort dhe mrekullia e Ngjalljes. Ndërsa veza mbyllet plotësisht, por përfundimisht thyhet dhe një “klossopulaki” i ri (foshnja-pulë) vjen në jetë, saktësisht e njëjta gjë ndodhi në ringjallje, me hapjen e varrit dhe daljen e Krishtit të ringjallur që identifikohet me jetën.

Arsyeja se përse zgjedhim ngjyrën e kuqe, nuk është e qartë. Ka shumë shpjegime nga kultura të ndryshme. Më e pranuara është se ngjyra e kuqe simbolizon gjakun dhe sakrificën e Jezusit. Interpretime të tjera kanë si personazhe drejtuese tre gra të ndryshme.

Virgjëresha Mari dhe zakoni i “vezëve të kuqe”

Sipas traditës, Maria mori një shportë me vezë dhe ua dha rojeve të Birit të saj duke iu lutur që ta trajtonin mirë! Kur lotët e saj ranë mbi vezët, ato u lyen me të kuqe!

Vezë të kuqe dhe Magdalena

Një histori tjetër lidh vezët e kuqe me Maria Magdalenën. Kur perandori romak u informua për Ringjalljen e Krishtit, ai e konsideroi aq të pamundur sa mundësinë për të parë vezë të kuqe. Më pas Maria Magdalena lyen disa vezë të kuqe dhe ia dha atij për të vërtetuar faktin.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...