Plagosja e Ksamilit, Gjykata e Sarandës liron edhe të plagosurin, tashmë asnjë në burg

- Advertisement -

Plagosja me pistoletë e 27-vjecarit Tauland Beqiri në 13 gusht në Ksamil, tashmë nuk ka asnjë person në qeli. 28-Vjeçari Edison Vyzaj dhe 24-vjeçarin nga Sri Lanka, Makawitage Kalpa Chethiya Eishvajith Perera Ejiewrdana janë lënë të lirë me vendim të gjykatësit Fatmir Ndreu disa ditë më parë. Ndërsa ditë më vonë  është lënë i lirë edhe vetë Tauland Beqiri, i cili mbahej në masën “Arrest në shtëpi”. Prokurori Ilir Hoxha deklaroi se ekzistojnë kushtet për zbutjen e masës së sigurimit ndaj Tauland Beqirit duke kërkuar masën e sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” tashmë vetëm për veprën penale “moskallëzim krimi”, pasi ajo “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” për një sasi prej 1.5 gram “cannabis sativ” ka rënë pasi Edison Vyzaj ka rezultuar përdorues dhe sasia e sekuestruar ishte tepër e vogël. Gjykatësi Fatmir Ndreu në përfundim të seancës ka pranuar kërkesën duke u dhënë masën e sigurisë “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore nje herë në muaj, ditën e premte të javës së parë” per Beqirin.
Sipas policisë “arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makawitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes”.
Sipas dosjes hetimore, Edison Vyzaj tregon se plagosja ndodhi nga pakujdesia dhe se nuk kishte në plan ta lëndonte shokun e tij të ngushtë. Autori i plagosjes, Edison Vyzaj ka treguar përpara hetuesve të gjithë kronologjinë e ngjarjes se si ai ka dashur t’i heqë pistoletën nga dora Tauland Beqirajt dhe gjatë tentativës, arma është shkrepur padashje. /sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...