I kishte marrë 45 milionë lekë përmes mashtrimit një personi, arrestohet 53-vjeçari (Emri)

- Advertisement -

Një 53-vjeçar i identifikuar si Hasim Dauti është vënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi ishte shpallur në kërkim. Ndaj tij Gjykata e Gjirokastrës kishte dhënë një dënim me 3 vite burg për mashtrim, pasi i kishte marrë 45 milionë lekë të vjetra një personi.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, organizuan punën dhe në qytetin e Tiranës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit e shpallur në kërkim H. D., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me tre vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim”.

Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shumën 4.500.000 lekë dhe nuk ia ka kthyer më shtetasit D. B”, njofton policia. /sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...