Pirro Dhima shfaqet krah prindërve të Katsifas në festën kombëtare të Greqisë

- Advertisement -

Në Greqi, të gjithë përvjetorët e mëdhenj kombëtarë janë të lidhur me fillimin dhe jo me përfundimin e një lufte dhe 28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e ‘JO’-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare. Kështu ditën e sotme në Këlcyrë dhe Bularat të Dropullit është zhvilluar ceremonia përkujtimore për këtë ditë të shenjtë për grekët pasi shumë ushtarë kanë humbur jetën në luftë.

Shteti grek përfaqësohej në këtë ceremoni nga zv/ministri i jashtëm grek Andreas katsanjotis, ambasadorja Sofia Filipidhu dhe Konsulli grek në Gjirokastër, ndërsa shteti shqiptar përfaqësohej nga prefekti i Gjirokastrës Odise Kote, kryetarja e qarkut Lindita Rova dhe kryetari i bashkisë Dropull Dhimiter Toli. Në ceremoni nuk munguan as familjarët e Konstandino Kacifas, i vrarë tre vite më parë në një përplasje me forcat RENEA. Por ajo që i ka çuditur të gjithë është fakti se i pranishëm në këtë ceremoni dhe madje krah prindërve të Kacifas ishte ish-peshëngritësi i njohur me origjinë shqiptare, Pirro Dhima.

Kujtojmë se pak javë më parë, ish-peshëngritësi humbi nënën e tij, e cila u gjet e pajetë pranë kazanëve të rakisë, teksa dyshohej nga arresti kardiak.

Ceremonitë janë zhvilluar të qeta, ndërkohë që ka patur shumë kontrolle të ushtruara nga efektivët e DVP Gjirokastër si dhe që prej mbrëmjes së djeshme kishin mbërritur edhe forcat e Antiterrorit.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...