Petrit Brokaj:” Një replikë me Limoz Dizdarin, që përgojon vëllain tim të ndjerë Sabit Brokaj”

- Advertisement -

Nga Petrit Brokaj
Kompozitori shqiptar Limoz Dizdari,paska më shumë se 12 ditë që proteston i vetmuar para Kryeministrisë sepse,aty, në Ksamil të Sarandës,Qendrën kulturore “Dea”,të cilës ai i ka dal zot në kohën e shkatërrimeve të qeverisjes së Sali Berishës,dhe,ku ka shpenzuar për funksionimin e saj,po ja marrin nëpërmjet një shitje që ka bërë Konfederata e Sindikatave.
Jam në dijeni jo vetëm nëpërmjet mediave për konfliktin dhe protestën disavjeçare që ai ka për këtë veprim të padrejtë dhe kam qenë solidar me të edhe si artist,edhe si mik i vëllait tim,por, edhe si një njeri që në kohën e raprezaljeve të Sali Berishës,e ka pirë një kafe si mik në shtëpinë time.
Ja kam përcjellë këtë qëndrim edhe nëpërmjet disa miqve të tij,me të cilët më shprehte shqetësimin dhe ankesën edhe për ndonjë të fisit tonë.
Edhe sot në këtë çast,kur po bëj këtë reagim,jam me të drejtën që ka z. Limoz për blerjen e këtij objekti si primar,gjithashtu jam me të që, Kryeministri Edi Rama duhet të jetë më i përfillshëm ndaj shqetësimit që ka Limozi edhe si qytetar,edhe si artist.Kaq.Por, nëse do të ishte gjallë vëllai im Sabiti,ish miku i z. Limoz, ndofta do të bënte edhe më shumë për të,sepse Ai besonte naivisht tek ata që i vlerësonte si miq. Por, ç’ka ndodhur?
Para dy ditësh,në një intervistë që i ka dhënë gazetarit Babaramo,në shprehjen e protestës së tij,në mënyrën më të papritur dhe aspak dinjitoze,përgojoi ish mikun e tij Sabitin,i cili sot nuk jeton,duke ju përgjigjur pyetjes se, kush e ka blerë këtë objekt(qendrën kulturore),jo me emrin konkret të blerësit,por si “nipi i Zabit Brokës”(në fakt, të gjithë ata që nuk i ka pëlqyer vëllai im,nuk i flisnin Sabit,siç ka emrin e vërtetë,por Zabit).
Po pse unë duhet të reagoj ndaj këtij artisti të dëgjuar dhe njëkohësisht ish miku i vëllait tim?! Sepse:
E para,Sabiti nuk jeton më por ka lënë pas një emër dhe një prestigj që ne njerëzit e tij nuk lejojmë askënd të marrë guximin ta përgojojë,qoftë ky edhe Limoz Dizdari.
E dyta,nuk është e vërtetë që blerësi i Qendrës Kulturore Dea është nipi ynë,pavarësisht nga mbiemri.As e kemi djalin e motrës,as të vëllait,as të kushëririt të parë,o të dytë,të tretë,të katërt..
Por,është një e vërtetë se duke mbajtur këtë mbiemër,ky dhe gjithë familjarët e tij,nën regjimin e Sali Berishës, janë përndjekur,dhunuar, penguar etj. si të afërmit tanë.Këtë ja kam sqaruar jo vetëm një herë z. Limoz por, sa herë ai ankohej nëpërmjet të tjerëve tek unë.
E treta, Zoti Limoz duke mbetur vetëm dhe rrugëve,(siç shprehet te intervista e tij),me sa duket,rrugëve i merr edhe informacionet dhe të dhënat me të cilat akuzon dhe qëllon.
Ai që ka blerë këtë objekt në Ksamil,sot nuk merret fare me gazin e lëngshëm, sepse dikur, kur shumë vite më parë merrej me këtë biznes është kërcënuar me jetë nga konkurentët e lidhur me qeveritarët dhe u detyrua që të ikte familjarisht në SHBA, aty ku edhe sot ka familjen e tij.
E katërta,le ta zëmë se ky blerës merret me gazin e lëngshëm dhe nuk është i një sektori tjetër,çfarë dëmi dhe pengese i bën zotit Limoz ky fakt që të mbrojë ligjërisht të drejtën e tij?Ҫ’faj ka që ligjet e shtetit i japin të drejtën të futet edhe ky në garë për këtë blerje?!
Pse nuk merret zoti Limoz me pronarët që e shesin këtë objekt,por merret me blerësin?Pse i ka ngritur armët me individin e jo me institucionet,aq më tepër që dihet se ndarja e pronave të ish Bashkimeve Profesionale është bërë me ligjet e vendimet e qeverisë së Sali Berishës?
E pesta,vlerat e ca mureve dhe ca materialeve(në krahasim me vlerat njerëzore dhe personalitetit tënd),nuk të japin ty, zoti Limoz krenarinë se flet e vepron si hero i mbrojtjes së pasurisë së popullit,kur me ligësi nuk përmend emrin e atij që e ka blerë, por përgojon mikun tënd, kur nuk thua të vërtetën, kur nuk merresh me fajtorin e vërtetë etj.Prapë po e them mendimin tim,se ai objekt lezetin do ta kish të të kishte ty pronar,por ç’faj ka ky që e ka blerë dhe ligjërisht është bërë pronar i tij?
E gjashta,e papritura tjetër për mua ishte përgjigja që i dha z. Limoz gazetarit për Sali Berishën.
Po e them publikisht se unë,Petrit Brokaj,kam pakënaqësitë e mia personale,por edhe qytetare,si vlonjat,për Edi Ramën si Kryeministër dhe si Kryetar i PS.I kam personale se,ai duke dëgjuar e besuar intrigat e shpifjet e ca balashëve e malashëve socialist, më ka cënuar personalitetin familjar pa pyetur:Kush?Cilët?Pse?
Dhe s’ka menduar kush ka qenë viktima.I kam ca pakënaqësi edhe si qytetar vlonjat,sepse Ai, duke bërë disa investime në Vlorë,nuk ka menduar për përparësitë e nevojave dhe halleve të popullit vlonjat. Gjithashtu i them Atij se nuk pranoj të ul kokën para një tradhëtari si Mt.hat Frashëri dhe krenohem me çlirimtarët dhe dëshmorët e kombit.
Por vetëm kaq,dhe, deri këtu.Dhe të gjitha këto unë i mendoj gjera të korrigjueshme edhe nga vetë zoti Rama.Unë nuk mund të mos gëzohem në krahun tjetër për shumë gjera të mira,të bukura dhe të nevojshme që ka bërë Kryeministri Rama dhe jo vetëm në qytetin e Vlorës.
Por,që të shkojë pakënaqësia deri në urrejtje dhe mosvlerësim të Edi Ramës përballë Sali Berishës,kjo është një tjetër e papritur deri në keqardhje për artistin,socialistin,pasardhësin e një familje patriotike,Limoz Dizdari. Qoftë e çastitBëmat e Sali Berishës janë të pa korrigjueshme.
Si mund të jetë shpresë Sali Berisha,i përzënë dy herë nga vota e popullit dhe i shpallur non grata nga DASH,Ai që shkatërroi dy herë vendin e tij:menjëherë pas vitit 90 dhe pastaj në 1997,ai që ka vrarë ose krijoi kushte për të vrarë me qëndrimet e tij,ai që grabiti dhe lejoi të grabitnin me ligje e pa ligje,ai që fali kufij territorial,ai që lejoi dhe përkrahu vjedhjet nga firmat piramidale,ai i Gërdecit,ai i kultivimit të hashashit,i kioskizimit dhe fshatarizimit të qyteteve,ai që fuste kundërshtarët në burg,ai që digjte redaksitë e gazetave,ai që nxiste Veriun kundër Jugut…?
Ti,Limoz Dizdari e vlerëson Sali Berishën se i thotë gjerat pa iu dridhur qerpiku?!
Atij s’i dridhet as zemra edhe kur vret,edhe kur të ngrin buzëqeshjen,jo më t’I dridhet qerpiku mbi ata sy të skuqur.
E dije ti se ku i thoshe ato lavdërime për Sali Berishën?Nuk e dije ti se poshtë këmbëve të tua,aty ku po protestoje, janë akoma njollat e gjakut të katër të vrarëve nga ai Sali Berisha?Po ti vetë ke harruar se ç’ke hequr nga Sali Berisha?
Nuk tu kujtua ty se pas shpinës tënde në atë ndërtesë ka qënë disa vite më parë ai që futi në burg ish mikun tënd, Sabitin dhe ai është Sali Berisha,të cilin e merr në mbrojtje edhe nga ndërkombëtarët?. Ҫfarë ka ndodhur me ty Artisti i madh që u bëre njeri kaq i vogël?
Dhe e fundit,në ceremoninë e varrimit të Sabitit,duke e njohur jetën e tij jo vetëm si vëlla por edhe si shok,kam thënë se Ai iku nga kjo botë i zhgënjyer edhe nga ca shokë,por nuk kisha parasysh asnjëherë Limoz Dizdarin,të cilit ai i kish falur miqësinë,besnikërinë dhe dashamirësinë e sinqertë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...