Kronologjia e krimit në Greqi, shqiptarja i bëri pritë 68-vjeçarit, çfarë deklaroi në polici

- Advertisement -

Detaje të reja janë zbuluar për krimin e kryer në Greqi nga shqiptarja Klodian Çela, e cila qëlloi me disa plumba duke lënë të plagosur babanë e fëmijës së saj Jorgo Neos.

Raportohet se 68-vjeçari i plagosur po lufton me jetën dhe është futur në sallën e operacionit për shkak të plumbave të marrë. Mediat greke ndërkohë raportojnë se ngjarja e ndodhur ishte kulmi dramatik i një thrilleri gjyqësor me episode të shumta.

Kush është artistja që qëlloi dhe plagosi rëndë babanë e fëmijës së saj?

Sipas policisë Klodiana Çela ka dhënë dy versione të shkaqeve që e detyruan të kryente aktin kriminal. Raportohet se fillimisht ajo ka akuzuar ish partnerin e saj ku pas një lidhje martesore erdhi në jetë një vajzë që sot është 13 vjeç. Klodiana pretendon se babai i vajzës nuk e ka lejuar që ta takojë. Ndërkohë një akuzë tjetër e ngritur nga e arrestuara është se gruaja e të plagosurit ishte pjesë e një organizate kriminale dhe i kishin marrë vajzën 13-vjeçare. Ajo i ka kërkuar policisë që të arrestojë gruan e ish të dashurit të saj.

Nga ana tjetër policia po heton se si e kishte siguruar armën Klodiana me të cilën qëlloi dy herë ne bark dhe në gjoks babanë e vajzës. Gjithashtu po hetohet se kush janë bashkëpunëtorët e saj që e kanë ndihmuar që ajo t’i bënte pritë 68-vjeçarit.

Hetimet paraprake tregojnë se shkaku i debatit të madh që pati gruaja nga Shqipëria, e cila pretendon se është artiste, me mjekun okulist, është vogëlushja që atyre u erdhi në jetë 13-vite më parë. Një vendim gjykate i dha të drejtën e kujdestarisë së vajzës babait të saj. Por ky vendim nuk u pranua kurrë nga shqiptarja.

 

Por si ndodhi ngjarja?

Mësohet se pasditen e djeshme burri grek ishte jashtë shtëpisë së tij në Chalandri, pasi kishte marrë vajzën nga shkolla. Gruaja shqiptare raportohet se është fshehur në bodrumin e pallatit dhe kur është shfaqur me vogëlushen i është hedhur përpara dhe ka nisur të bërtasë.

Nga sherri ajo ngriti revolen dhe shtypi dy herë këmbëzën. Plumbat e kapën mjekun në bark e gjoks.  Vajza 13-vjeçare ishte dëshmitare e kësaj skene të tmerrshme. Më pas shqiptarja, sikur asgjë nuk kishte ndodhur, vrapoi dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Megjithatë policia arriti ta arrestonte në një lagje tjetër.

Si justifikim gruaja shqiptare ka thënë se këtë veprim e ndërmori si hakmarrje për rrëmbimin e vajzës së saj, për të cilën pretendon se është përdhunuar nga i plagosuri.

Vlen të theksohet se familja e mjekut që u sulmua, në fakt gruaja e tij angleze ishte rrahur nga shqiptarja. Autores raportohet se i ishte ndaluar afrimi me familjen në një distancë prej 100 metrash, shtëpinë në Chalandri, spitalin ku punonte okulisti në Avenue Kifissia. Mirëpo, sipas të afërmve të familjes, artistja shqiptare nuk i ka respektuar dhe pas çdo shkeljeje, vizitat në Polici kanë qenë të shpeshta.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...