PD Sarandë:”Matilda Qurku ka dhënë dorëheqjen më 14 maj “

- Advertisement -

 

Matilda Qurku, sekretare e degës së PD në Sarandë me anë të një postimi në Facebook ka dhënë lajmin e shkarkimit të saj nga puna, pas mbledhjes së kësaj dege ditën e sotme.Sipas saj ky shkarkim është bërë pa u njoftuar zyrtarisht.

Ndërkohë dega e  PD në Sarandë ka reaguar duke përgënjeshtruar shkarkimin e Qurkut, madje në këtë reagim thuhet se kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen që në 14 maj 2021.

“Reagim!

Nisur nga disa lajme të rreme të shpërndara qëllimisht në media njoftojmë se:

– Znj. Matilda Qurku ka paraqitur dorëhëqjen pranë kryetarit te PDSH më datën 14 maj 2021!

– Sekretari i Përgjithshëm ka lëshuar shkresën Nr.132 në zbatim të statutit për pranimin e dorëheqjes së znj. Qurku nga pozicioni i sekretares së degës dhe për të sjellë propozimet për emrat e rinj për këtë pozicion Kryesia Dega Sarandë

Nisur nga sa më lart në mbledhjen e sotme të kryesisë së degës pasi është diskutuar për organizimin dhe pjesëmarrjen e delegatëve të degës Sarandë në Kuvendin Kombetar të PDSH, datë 18 dhjetor, ora 11:00, janë marrë propozimet për sekretar dege.

Konkretisht janë propozuar:
1- Johan Mema
2- Ledion Tusha
3- Ledio Muco
4- Maria Xhelali

Partia Demokratike dega Sarandë hedh poshtë çdo aludim dashakeqës për shkarkime apo përçarje. Ne jemi në krye të detyrës për të bërë opozitë dhe për të sjellë sa më shpejtë PD në pushtet. Një parti një kuvend#18 dhjetor.”,përfundon reagimi i PDSH, dega Sarandë.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...