Reagon Bujar Nishani pas shkarkimit të Qurkut:”Morali i saj shkëlqen, i juaji kutërbon”

- Advertisement -

Matilda Qurku, sekretarja e PD dega Sarandë me anë të një postimi në Facebook ka lajmëruar se është pushuar nga puna pa pasur një njoftim zyrtar.

Reagim ka pasur edhe nga ana e PD dega Sarandë, ku thuhet se Matilda Qurku ka dhënë dorëheqjen më 14 maj 2021.

Bujar Nishani gjithashtu ka komentuar lidhur me këtë lajm.

“Kush janë këta që shkarkojnë Sekretaren e Degës së Sarandës, pa asnjë arsye, pa kurrfarë legjitimiteti statutor, pa kurrfarë gjykimi, dëgjimi, shqyrtimi e vendimi të Kryesisë.
Ju them unë se kush jeni ju.
Jeni ca banditë ordinerë !
Mjeranë vulgarë që nuk keni as konceptet e turpit, moralit, formatit të ekzistencës së një humani.
Ju nuk keni asnjë element ku të krahasoheni me një zonjë të nderuar që i jep dinjitet familjes së saj, qytetit të Sarandës, Partisë Demokratike, vetë kësaj shoqërie.
Por unë po ju nënvizoj veç një element dallues tuajin me të.
MORALIN !
I saji shkëlqen, juaji kutërbon !
Demokratët do ta ringrenë Partinë Demokratike, sepse do të shpëtojnë Shqipërinë !”, shprehet Bujar Nishani.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...