Paralajmërimi/ Rama fton të pavaksinuarit “të vaksinohen një orë e më parë”

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje mëngjesin e sotëm qytetarëve shqiptarë të vaksinohen kundër COVID-19. Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama ka bërë dhe një paralajmërim për ata që nuk janë vaksinuar duke vijuar në vazhdën e deklaratave të mëparshme të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ai shkruan se vaksinimi duhet të bëhet për të mbrojtur veten, por edhe për të mos u ndodhur jashtë aksesit nëse situata në dimër do të imponojë rregulla të reja.

“MIRËMËNGJES

dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë ”, shkruan Rama.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...