DPSHTRR/ Merr fund mashtrimi me ulje kilometrazhi të automjeteve që synojnë të shiten

- Advertisement -

Përpos verifikimit të gjendjes teknike të mjetit në qarkullim, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka futur edhe odometrin, pajisjen që nxjerr kilometrat e saktë që ka bërë automjeti deri në momentin që paraqitet për kolaudim. Kjo i jep fund njëherë e mirë abuzimeve me shitblerjen e makinave, një shqetësim i madh prej vitesh.

Këtë e njoftoi drejtori i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, duke e argumentuar se veç të tjerash, pajisja do të frenojë edhe hyrjen e mjeteve shumë të amortizuara.

“Leximi i odometrit tashmë përfshihet në certifikatën e kontrollit teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna dixhitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë PA PAGESË e shërbimit!

Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekulimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara”.

Mjeteve rrugore që rezultojnë me ulje kilometrazhi në momentin që e kanë blerë do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real kurdo që ata të paraqiten për kontroll.

“DPSHTRR, përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve, rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit!

Mjeteve rrugore që rezultojnë me ulje kilometrazhi do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në certifikatën e kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi”, shton Gonxhja.

Një gjë e tillë është pritur tejet mirë nga qytetarët, të cilët shprehin rezervat e tyre duke preferuar që ky “vetting” të kryhej që në doganë dhe jo pasi të jetë kryer blerja e automjetit.

Odometri mund të kthehet në “mollë sherri” midis shitësve dhe blerësve të makinave, pasi kilometrat realë zbulohen vetëm kur këta të fundit paraqiten për të kryer kontrollin teknik.

/sarandalife.al/

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...