Paketa e re fiskale, Adrian Gurma: Rritet cilësia e shërbimeve dhe shton investimet

- Advertisement -

 

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, ka reaguar pas miratimit të paketës fiskale për vitin 2022 në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak.

Adrian Gurma shprehet se paketa e re fiskale do rrisë cilësinë e shërbimeve dhe shtimin e investimeve.

“Miratuam në Këshillin Bashkiak, Paketën Fiskale 2022, një dokument i cili nuk rrit barrën fiskale për komunitetin por me rregullimet e propozuara fuqizon financiarisht institucionin, duke i hapur rrugën rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe shtimit të investimeve.
-Asnjë rritje e taksave kombëtare:
Taksa e ndërtesës.
Taksa e tokës dhe e truallit.
Taksa e tabelës.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë.
Taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë.
Taksa e fjetjes në hotel.
Janë taksa, që impaktojnë komunitetin në fshat e në qytet dhe që mbeten të pandryshuara.
– Nuk ka rritje të taksave dhe tarifave familjare dhe as tarifa të reja, nga ku përfitojnë 2300 familje e kategori, që përjashtohen nga pagesa e taksave e tarifave (pensionistët e vetmuar, invalidët, invalidët e punës, personat në nevojë).
– Tarifat e shërbimeve dhe të liçensimit në sektorin e transportit, nuk rriten.
-Paketa Fiskale synon rregullimin e tarifave dhe jo rritjen e tyre.
-Me ndryshimet e bëra, do të sigurohen më shumë të ardhura, që do të përkthehen, në më shumë shërbime, investime dhe kujdes ndaj komunitetit.”, shprehet kryetari i bashkisë Adrian Gurma.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...