Ndizen dritat e bredhit në Sarandë, Adrian Gurma uron “Gëzuar”

- Advertisement -

Bashkia Sarandë ka organizuar aktivitetin për ndezjen e dritave të bredhit simbolik të festave të fundvitit.

Artistët e vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve me interpretimet muzikore i dhanë një gjallëri të veçantë këtij organizimi.

I pranishëm, ishte dhe kryetari i bashkisë, Adrian Gurma i cili ka përcjellë urimin për festat e fundvitit.

“Ndezëm dritat e Festave. Gëzuar”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma.

Qendra e qytetit, rrugët e shumta si dhe pjesa e shëtitore janë zbukuruar me drita shumëngjyrëshe për të qenë një destinacion turistik tërheqës dhe i përzgjedhur nga vizitorët vendas dhe të huaj përgjatë fundvitit.

Në shëtitore qytetarët e vizitorët i pret Shtëpiza e Babagjyshit, instalacioni 2022 dhe tuneli me drita të bardha, i cili do të kthehet një ndër pikat më të rëndësishme për foto apo Tik-Tok.

/sarandalife.al/

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...