Një tjetër park publik për banorët dhe fëmijët e periferisë së Sarandës

- Advertisement -

Numrit të parqeve publike që funksionojnë në territorin e Bashkisë së Sarandës, u është shtuar edhe një tjetër i tillë. Në prani të mjaft fëmijëve që kaluan çaste të bukura në lodrat e reja, u bë përurimi i parkut më të ri publik, të ofruar në Lagjen Nr. 4 të Sarandës. Në atmosferën e gëzueshme që dinë të krijojnë gjithmonë fëmijët, shiriti i përurimit u pre nga Kryebashkiaku Adrian Gurma dhe nga drejtori i përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, zoti Cristian Canacaris.

Kreu i Bashkisë Gurma ka falënderuar zotin Canacaris dhe operatorin bankar që ai drejton, si një partner të qëndrueshëm dhe mbështetës për një radhë investimesh në Sarandë. Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm Canacaris tha se miqësia është sekreti i lidhjes së tij me Sarandën. Ai u shpreh i kënaqur për këtë park publik që i shtohet Sarandës dhe siguroi që do të vazhdojë të mbështesë investime me fokusin te fëmijët, te spitalet etj., duke bërë që t’i kthejnë qytetit dhe komunitetit atë që marrin nga klientët. Ky park sot nuk është as i pari dhe as i fundit.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...