Më në fund u gjet zgjidhja. Baypass në segmentin rrugor Minierë e Kripës- Muzinë

- Advertisement -

Më në fund për gropat e frikshme në fushën e Krongjit, bashkia Finiq, të shfaqura në fillim të këtij viti, u gjet një zgjidhje, me qëllim shmangien e këtyre gropave nëse mund të shfaqen edhe në rrugën në afërsi të tyre. E nëse do të ndodhte një dicka e tillë edhe në rrugë do të krijonte problem në aksin rrugor Minierë- Muzinë.
Këtë e raporton Autoriteti Rrugor Shqiptar në faqen e tij.


“Në segmentin rrugor Jergucat-Sarandë, pranë ish-Minierës së Kripës së Gurit, Dhrovjan, kanë filluar punimet për krijimin e një bypass-i si pasojë e fenomenit postminerar të cedimit të sipërfaqes, ku janë shfaqur hinkat në livadhin buzë përroit të Vrisit rreth 15-20 m larg nga përroi. Devijimi i këtij segmenti, me qëllim shmangien e galerive nëntokësore të ish-Minierës së Kripës, ka një gjatësi rreth 400 m dhe do të bëjë të mundur funksionimin normal dhe të sigurt të segmentit rrugor Jergucat-Sarandë.
Punimet kanë ecur me ritme të mira ku aktualisht po bëhet asfaltimi”,konfirmon në faqen e vet Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Shkolla “Dea” koncert në Beograd(Video)

Shkolla jo publike ‘Dea” së shpejti me grupin e...

Shkolla jo publike 'Dea" së shpejti me grupin e...

Dita Kombëtare e vajzave në Arsimin Profesional(Video)

Ditën e sotme në kuadrin e Ditës Kombëtare të...