Sipas prindërve një nxënës 14 vjecar është kthyer në kërcënim për fëmijët e tyre.
Rasti i fundit është ai i një nate më parë, kur 14 vjecari ka shkuar në klasën e VI e duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me një mjet të identifikuar sipas këtyre të fundit, si pistolet.
Ky nuk ka qen rasti i parë që fëmijët e kesaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim për shkak të kërcënimit dhe bullizmit. Por vetëm mengjesin e sotëm prindrit i janë drejtuar komisariat të policisë për të gjetur zgjidhje.Shkolla Adem Sheme është në rikonstruksion e sipër dhe nxënësit e saj janë transferuar në shkolla të tjera duke bërë mësim me nëwnës më të mëdhenj.
Bojkotit të sotëm të mësimit nga fëmijët i janë bashkangjitur edhe disa mësues. Ndërsa prindrit thonë se nuk do ti sjellin fëmijët e tyre në shkollë pa pasur siguri më të lartë.
Mungesa e sigurisë në shkollë ka çuar sot në bojkot një pjesë të nxënëave të klasave të gjashta në shkollën Adem Sheme në Sarandë(Video)
- Advertisement -