Grabitën 17.3 milionë euro në supermarket, “lirohen” pa zhurmë dy hajdutët! Tekniku i kamerave filmoi kodin e kasafortës dhe…. Mister autori i tretë(Video)

- Advertisement -

Dy të dyshuarit për vjedhjen e 17.3 milionë lekëve në një supermarket në Sarandë janë liruar nga gjykata. Edmond Duzha 42 vjeç dhe Bekdash Cukalla 39 vjeç, të dyshuar për vjedhjen e shumës së madhe të parave më 11 dhjetor të vitit 2021 kanë fituar lirinë në dy shkallët e gjyqësorit.Mësohet se ata janë liruar pa “zhurmë” më shumë se dy muaj më parë edhe nga Gjykata e Apelit të Gjirokastrës, pasi vendimit të Gjykatës së shkallës së parë në Sarandë, e cila caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në shtëpi” më 29 shtator të vitit të shkuar.
Ndaj tyre tanimë është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.Nga hetimet e prokurorisë rezulton se në grabitje janë përfshirë tre persona, njëri prej të cilëve ishte tekniku i kamerave të sigurisë, i cili ka bashkëpunuar me dy grabitësit serial.
Policia zbuloi ngjarjen në fund të dhjetorit 2021, duke arrestuar teknikun Bektash Cukallën dhe Edmond Duzhën, banues në Tale të Lezhës, i dënuar më parë në Itali për vjedhje dhe sulm ndaj forcave të policisë. Nga hetimet rezulton se Cukalla ka parë përmes kamerave, shumën e lekëve në kasafortë dhe kodin e sigurisë. Duzha bashkë me një person ende të paidentifikuar kanë mbërritur një ditë para ngjarjes në Sarandë ku i ka pritur Cukalla, i cili u ka treguar rrugën nga do hynin në market. Pas vjedhjes ata kanë shkuar tek shtëpia e një të afërmi ku kanë bërë ndarjen e parave.
Pas operacionit, policia sekuestroi shuma të ndryshme parash në lekë, euro dhe paund, si dhe dy automjete me të cilën dyshohet se autorët u larguan pas ngjarjes.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...